Skerdi zbulon se po bëhet baba për herë të dytë

0
Gjigandi

Artisti i njohur shqiptar, Skerdi dhe partnerja e tij Vesa po bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vet artisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku edhe ka ndarë një fotosesion me familjen e tij.

Ai e quajti vitin 2022 si të jashtëzakonshëm teksa zbuloi se po bëhen prindër sërish.

“Ky ishte i jashtëzakonshëm, e kështu pritet të jetë edhe 2023. Zoti po na bekon sërish, dhe për këtë i falënderohemi ditë dhe natë. Familja jonë po rritet, e ne mezi po presim”, ka shkruar Skerdi në postim.

Kujtojmë që Skerdi dhe Vesa janë tashmë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Roi.

RonaTyra

Ndërkohë, ai mbetet aktiv edhe me projekte muzikore, i fundit është “Ciocolata” që solli pak javë më parë në bashkëpunim me Mandin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu