Sot në Skenderaj është hapur panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve i cili do të presë vizitorët për tri ditë radhazi.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Shumë kultivues të produkteve bujqësore nga Skenderaj dhe komunat e tjera po marrin pjesë në këtë panair.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, pasi vizitoi stendat tha se bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje të fuqishme nga komuna e Skenderajt.
“Në këtë panair, fermerët do të kenë mundësi të promovojmë prodhimet e veta, ndërsa qytetarëve iu ofrohet mundësi e mirë për të blerë produkte origjinale dhe bio. Bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje të fuqishme nga komuna e Skenderajt”, tha ai.