Skandali në PE, eurodeputetja greke mohon akuzat për korrupsion

0
Gjigandi

Eurodeputetja greke Eva Kaili ka mohuar ditën e sotme që të jetë e përfshirë në një skandal korrupsioni që përfshin organizuesin e Kupës së Botës këtë vit, Katarin dhe Parlamentin Evropian.

Ajo është nga katër të dyshuarit e vënë në pranga pasi hetuesit belgë gjetën shuma të mëdha parash kesh në banesa dhe në një valixhe.

Drejtuesja e parlamentit Roberta Metsola u shpreh se këto janë ditë të vështira për demokracinë europiane ndërsa Katari ka mohuar çdo akuzë.

“Eva Kaili deklaron pafajësinë dhe thotë se nuk ka asnjë lidhje me ryshfetet e marra nga Katari,” u shpreh avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos për mediat greke.

Sipas prokurorisë belge, pas një sërë kontrollesh, në banesën e një prej të dyshuarve u gjetën rreth 600,000 euro, 150,000 euro të tjera u gjetën në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijë euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.

RonaTyra

E pyetur nëse ishin gjetur para në banesën e Kailit, avokati i saj u shpreh se nuk ishte në dijeni.

Të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion” dhe do të dalin para gjykatës të mërkurën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu