I dyshuari për korrupsion në Parlamentin Evropian Francesco Giorgi, do të mbahet në burg edhe për një muaj tjetër, sipas vendimit të drejtësisë belge.
Francesco Giorgi, një ish-asistent parlamentar dhe partner i brendshëm i eurodeputetes së akuzuar greke Eva Kaili, u arrestua gjatë dhjetorit si pjesë e një hetimi në një skemë të favoreve të parave që përfshin Katarin. I dyshuar është dhe përfshirja e Marokut, për një ndikim mbi procesin ligjbërës të BE-së.
Avokati i të dyshuarit, tha se një marrëveshje e arritur në fillim të këtij muaji midis ish-deputetit të Parlamentit Evropian, Antonio Panzeri dhe autoriteteve për të zbuluar të gjithë elementët e organizatës kriminale nuk do të ndryshojë pozicionin e klientit të tij.
Njeriu kryesor në skandalin e parave për ndikim është Panzeri, ku në të njëjtën kohë dyshohet të jetë përfshirë dhe vajza me bashkëshorten e tij, por që këto të funit u liruan në Itali, pasi Belgjika hoqi dorë nga ekstradimi.
Ndërsa, dy deputetëve të tjerë të përfshirë, Marc Tarabella dhe Andrea Cozzolino, mund t’u hiqet imuniteti parlamentar së shpejti, me një votim përfundimtar nga deputetët që pritet ose javën e ardhshme.
Por, Cozzolino ka mohuar të gjitha akuzat e bëra ndaj tij.