Pjesa dërrmuese e kontabilistëve që përgatisin dhe certifikojnë bilancet e bizneseve janë të palicencuar ose nuk përmbushin kërkesat ligjore. Situata kaotike është konstatuar pas një hetimi nga bordi i mbikëqyrjes publike
Por veç kontabilistëve, shkelje janë konstatuar edhe tek kompanitë e auditimit, përfshirë ato që janë emra të mëdhenj ndërkombëtar
Kontabilistët dhe kompanitë e auditimit janë linja e parë e mbrojtjes kundër pastrimit të parave apo evazionit fiskal.
Por kur ata janë jashtë ligjit, atëherë edhe bilancet e bizneseve që kanë certifikuar, janë të dyshimta
Kjo është një situatë kaosi që vazhdon prej gati 20 vitesh. Por bordi i mbikqyrjes kërkon ta ndryshojë duke I lënë afat 12 muaj cdo kontabilisti apo shoqërie auditimi që të plotësojë kërkesat e ligjit,
Bordi i mbikqyrjes është një institucion i ri, i ngritur me ndihmën e bankës botërore, pikërisht për të mbikqyrur dhe rregulluar tregun e subjekteve që përgatisin apo certifikojnë llogaritë financiare të biznesit.
Klodian Tomorri