Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike e cila paraqitet e tensionuar për shkak të përplasjeve mes grupeve në lidhje me kreun e grupit parlamentar.
Situatën brenda PD-së, e cila shpeshherë ka shkaktuar debat edhe në seancat e fundit plenare, Bushka e cilësoi si sfiduese dhe kaotike.
Megjithatë, thotë ajo, ata duhet ta zgjdihin përmes rregullores së grupit pasi nuk mund të presin të futet mazhoranca në këtë çështje.
“Për çështjet e brendshme të PD-së janë tërësisht të brendshme. Proceduralisht Kuvendi punon me rregulloren e vet. Situata me deputetët e PD-së është pak sfiduese, e paprecedentë dhe kaotike. Si rregull duhet ta zgjidhnin vetë pasi kanë rregulloren e grupit. Nuk mund të presin të hyjmë ne dhe të zgjidhim çështjet e tyre. Gjithë kaosi ndikon në punën në Kuvend. Parlamenti s’ka ndonjë kompetencë për zgjidhjen e konfliktin. Kryetarja e Kuvendit tha se mund të kërkojë opinionin, por sërish mbeten opinione dhe jo vendime.”, tha Bushka.
E pyetur se kë mund të shohë si kreun e grupit parlamentar të PD-së, Bushka u tregua e rezervuar në emra.
“Unë do rezervohesha të jepja një opinion, pasi të shprehesh si juristë nuk është e përshtatshme për mua, në postin që mbajt aktualisht. Ndërsa si politikane do thoja se rregullorja është baza e sqarimit të kësaj çështje, se nuk dua ta quaj konflikt. Mund të çohet edhe në Gjykatë, pasi është si opsion.”, tha kryetarja e Komisionit të Ligjeve.
a.c./dita