“Sirena” sjell në Durrës mbi 600 turisitë të huaj

0
Gjigandi

Mëngjesin e sotëm 657 turistë mbërritën në Durrës me kroçerën “Sirena”, e ndalur për herë të tretë në Durrës gjatë këtij viti.

Anija turistike vjen në Portin e Durrësit pas ndalesës së fundit në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas të dhënave të agjencisë turistike, turistët vijnë nga 22 vende të botës, 422 prej të cilëve i përkasin shtetësisë amerikane.

“Sirena” është një ndër anijet turistike që tashmë Shqipërinë e ka pjesë të itinerait të saj të përvitshëm.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, anija turistike me gjatësi 180 metra është akostuar në kalatën 5 të portit të Durrësit.

RonaTyra

Sipas të njejtave burime, kroçera “Sirena” që po kryen një tur në disa qytete turistikë të detit Mesdhe.

Gjatë qëndrimit të anijes në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit dhe pas 12 orësh në qytetin antik kroçera do të vijojë lundrimin drejt Crotones (Itali).
Vetëm përgjatë këtij viti në ndalesat e saj në Durrës kjo kroçerë ka sjellë më shumë se 2000 turistë me kombësi të ndryshme.

 

 

 

p.k\dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu