Sinjalizim për SPAK / Ujësjellësi i Durrësit paracakton tenderin 2 milionë euro për kompaninë POWER INDUSTRIES

0
Gjigandi

Ujësjellës Kanalizime Durrës, edhe pse ka shpallur falimentimin, vijon të shpallë dhe të japë tendera me vlerë miliona euro.

Ditën e djeshme, Ujësjellës Kanalizime Durrës me në krye Spartak Kovaçin ka shpallur tenderin me objekt blerje materiale hidraulike me vlerë rreth 2 milionë euro.

Priza.al mëson se ky tender është paracaktuar për kompaninë POWER INDUSTRIES me administrator dhe pronar shtetasin Andi Marku.

Sipas burimeve, kryetari i autoritetit kontraktor Spartak Kovaçi ka urdhëruar vartësit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave që tenderin t’a fitojë firma POWER INDUSTRIES.

RonaTyra

Fituesi i paracaktuar i tenderit do të firmoset nga Kasem Bejko, një zyrtar i besuar dhe i autorizuar nga Spartak Kovaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu