Si t’i përdorni kritikat negative për të pasur sukses?

0
Si t’i përdorni kritikat negative për të pasur sukses?
Gjigandi

Është e pamundur që të paktën një herë në vit të mos merrni ndonjë reagim negativ në vendin e punës. E rëndësishme është të mos i merrni personale dhe të mos demoralizoheni e në vend të kësaj të mësoni se si t’i menaxhoni këto komente që sigurisht ju prekin.

E vërteta është që nuk do të keni kontroll mbi atë se si ju bën të ndiheni por, mund ta keni nën kontroll se si do të reagoni. Reagimi i natyrshëm mund të jetë të ktheheni në kundërshtar mbrojtës. Mos e bëni! Në vend të kësaj njihuni me 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i merrni kritikat si konstruktive.

Mos jini mbrojtës

Hapi i parë është të keni kontroll mbi reagimin tuaj. Nëse merrni komente negative, merrni pak kohë t’i analizoni emocionet që i ndjeni! A ndiheni të turpëruar, të shqetësuar, të nervozuar apo të zhgënjyer? Përpiquni të mos i lini këto ndjenja të peshojnë aq shumë sa t’jua prishin bashkëveprimin konstruktiv, sidomos nëse ndiheni të nervozuar. Dëgjoni deri në fund dhe merrni pak kohë për të reflektuar në atë që është thënë pastaj, përgjigjuni në një formë të mirë dhe profesionale!

Merrni shënime

RonaTyra

Marrja e shënimeve është një deklaratë vërtet e fuqishme, veçanërisht për eprorin tuaj. Tregon që jeni mjaftueshëm të matur për t’i pranuar kritikat dhe për të punuar me to. Kur merrni komente negative, mendja juaj do të jetë e turbulluar me emocione kështu që, marrja e shënimeve do t’ju ndihmojë të reflektoni në atë që është thënë. Po ashtu, ju ndihmon edhe të vini me një plan të pastër për ta rregulluar dobësinë por edhe, ju ndihmon ta rikujtoni ndonjë pyetje që ju ndihmon në këtë proces.

Reflektoni nëse reagimi ishte i drejtë

Pasi t’i keni shënuar reagimet negative dhe të keni pasur kohë për ta pastruar mendjen, duhet ta konsideroni çfarë është thënë. A qëndron ai koment apo jo? Nganjëherë ato mund të jenë të drejta për shumë arsye. Prandaj, duhet të jeni shumë objektivë kur i analizoni komentet. Si është mjedisi i punës? A ju ndihmon me të vërtetë menaxheri juaj të rriteni apo ai është duke ju kritikuar vazhdimisht padrejtësisht? Nëse është kjo e fundit, duhet të punoni me veten që ta ktheni motivimin dhe jo të ndikoheni nga komentet e padrejta dhe të qëllimshme.

Mbase edhe duhet të mendoni të largoheni nga mjedisi toksik, nëse është vërtet i tillë. Por sigurisht, mos dilni duke u hakërryer!

Krijoni një listë me pyetje përcjellëse

Qartësimi është shumë i rëndësishëm kur vjen puna te komentet negative. Mos u frikësoni të bëni pyetje ose të përgjigjeni! Por, nëse ndiheni konfrontues ose të nervozuar, pushoni pak përpara se të përgjigjeni. Të bazuarit në fakte ju ndihmon të jeni objektivë dhe të jepni rezultate shumë të mira. Nëse punëdhënësi ju thotë që duhet t’i rrisni aftësitë e komunikimit, duhet të kërkoni që t’jua qartësojë pak më mirë këtë pjesë. A do të thotë kjo që ju duhet komunikim më i mirë me klientët, supervizorët, apo punonjësit e tjerë, apo në të shkruar? Në këtë mënyrë do ta ruani kohën që të mos përqendroheni në diçka të parëndësishme.

Krijoni një plan përcjellës

Pasi ta keni mësuar se në cilën pjesë duhet të përmirësoheni, është e rëndësishme që ta krijoni një plan. Çfarë duhet të bëni për t’u përmirësuar? Vendosni afatate kohore të arsyeshme që ju ndihmojnë në këtë drejtim! Përpiquni, të kërkoni takime të tjera në mënyrë që, të kërkoni reagime të tjera për progresin që po bëni. Kjo është mënyra më e mirë që të mos i merrni personale kritikat, madje edhe të krijoni raporte më të mira më bashkëvepruesin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu