Si të ndërprisni të tjerët në bisedë me mirësjellje? Ja 7 shprehje

0
Gjigandi

Nëse jeni në punë, gjasat që të ndani përditshmërinë me shumë njerëz janë të pashmangshme. Me siguri jeni gjetur edhe në situata të papërgatitura…Një takim, një mbledhje me shefin ku ju kërkohet të jepni idetë apo propozimet tuaja, por nuk dini si të përfshiheni në bisedë apo të ndërhyni me mirësjellje në mes të një diskutimi të zjarrtë.

Terapistët ndajnë këto shtatë shprehje që mund t’ju duhen nëse vendosni të ndërhyni në një bisedë.

#1 “A mund të jap një këndvështrim tjetër për situatën?”

Kur diskutoni një temë me një person tjetër ose një grup, jo të gjithë do të pajtohen me atë që thuhet. Të kërkosh me mirësjellje që të japësh një mendim ndryshe jep sinjal që ju doni të merrni pjesë në bisedë.

#2 “Më falni që ju ndërpres, por…”

RonaTyra

Një falje nuk është gjithmonë e përshtatshme, por nuk ka asgjë të keqe ta bësh atë përpara se të ndërpresësh dikë.

#3 “Teksa jemi në këtë temë…”

#4 “Më falni?”

Më falni është një nga mënyrat më të zakonshme për të ndërprerë dikë. Por, zgjedhja e një toni të qetë dhe respektues është çelësi për ta përdorur këtë deklaratë me mirësjellje.

#5 “Unë mendoj se ia vlen të përmendet…”

Kjo deklaratë mund të duket e drejtpërdrejtë, por ende shihet si një kërkesë për t’u pranuar në një bisedë mes kolegësh apo miqsh.

#6 “A bezdiseni të them një ide?”

Duke kërkuar fillimisht leje dhe duke theksuar se komenti juaj nuk do të zgjasë shumë, ju tregoni se kujdeseni për të mos ndërprerë bisedën gjatë.

#7 “Vetëm për të sqaruar…”

Ndërprerja e një diskutimi nuk do të thotë gjithmonë se ju keni diçka për të thënë ose shtuar. Mund ta përdorni këtë shprehje kur doni të sqaroni diçka që kuptuat apo sapo u tha në bisedë, për të shmangur keqkuptimet.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu