Shumë kohë pas ndarjes, Young Zerka ndan me publikun një sekret të Ronela Hajatit

0
Gjigandi

Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk janë më bashkë. Lajmi u konfirmua nga vetë këngëtarja disa muaj më parë, kur në një intervistë u shpreh se është vetëm dhe e fokusuar te puna.

Mbrëmjen e djeshme, Zerka ishte i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku sigurisht e përndoqën pyetjet rreth ish-partneres së tij.

Në një moment të emisionit Young Zerka u vendos përballë një loje ku duhet të zbulonte nga një sekret për secilin personazh që i shfaqej. Kur erdhi radha te Ronela, ai hezitoi të përgjigjej duke u shprehur se nuk i di asnjë sekret.

Mirëpo duke qenë se nuk konsumonte dot alkool që ishte dënimi nëse nuk përgjigjej, ai u detyrua dhe e tha një të tillë, ndonëse ne e dinim.

“Ajo ka frikë qentë,”-u shpreh këngëtari.

RonaTyra

Përgjatë këtyre muajve ndarja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës është komentuar gjatë në media.

E kur u vërtetua se ata nuk janë më bashkë, fakti se Ronela mbështeti këngëtarin në një projekt që ai sollin pak muaj më parë, la të kuptohej se ndoshta ata janë ende miq.

Por, në fakt jo. Më herët teksa ishte i ftuar në një tjetër emision Young Zerka la të kuptohej se nuk ishin ndarë dhe aq mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu