Nga 2100 kuota në Universitetin e Elbasanit në përfundim të dy raundeve janë regjistruar rreth 1090 studentë. Edhe në nisje të këtij viti të ri akademik degët më të preferuara janë ato të shkencave mjekësore dhe ato të natyrës. Nga 43 programe studimi më pak të regjistruar janë te disa degë të huaja
1500 studentë u ulën për herë të parë në auditoret e universitetit, Aleksandër Moisiu në Durrës. Degët e Mjekësisë, Administrimi i Biznesit dhe Drejtësia janë më të kërkuarat nga studentët këtë vit akademik. Programet e studimit si Guida, Filozofia dhe Historia rrezikojnë të mbyllen.
450 studentë janë regjistruar për të vijuar studimet në universitetin Fan Noli të Korçës. Programet e ekonomisë, turizmi dhe marketingu janë më të preferuarat ndërsa në degët e Infermerisë dhe Edukimit Fizik kuotat janë plotësuar që në raundin e parë. Edhe në fakultetin e Bujqësisë janë plotësuar 100 përqind e kuotave. Rrezikojnë mbylljen degë si Filopzofia, Ekonomiksi, Matematikë Fizikë apo Matematikë, Informatikë.
30 përqind është rritur numri i regjistrimeve në universitetin e Gjirokastrës krahasuar me vitin e kaluar. Deri në këtë fazë janë mbi 400 studentë që janë ulur për herë të parë në auditore. Degët më të preferuara janë Infermeria dhe Ekonomiku. Ndryshe nga një vit më parë është rritur interesi edhe për degën e Mësuesisë.