Shtyhet seanca, GJKKO jep nesër vendimin mbi masën e sigurisë për Berishën

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për çështjen Partizani.

Pritet që nesër, në orën 15:00 të jepet vendimi për kërkesën e SPAK, për të lënë në ‘arrest shtëpie’ ish-kryeministrin.

Mësohet se avokatët e Sali Berishës kanë bërë sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa kërkesa që bën një ditë më parë u rrëzua nga GJKKO. Gjyqtarja Irena Gjoka rrëzoi edhe kërkesën e avokatëve të Berishës që në senacë të ishin të pranishme mediat, me argumentin se përbëjnë sekret hetimor aktet për të cilat diskutohet.

Seanca nisi në orën 11:00, ndërsa të pranishëm ishin vetëm avokatët e Berishës. Ish-kryeministri nuk u paraqit, ndërsa protestoi para Gjykatës së Lartë teksa po shqyrtohej rekursi i Rithemelimit për vulën e PD. Në GJKKO ka pasur edhe masa të shtuara sigurie.

Pak ditë më parë, Kuvendi autorizoi Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e deputetit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani.

RonaTyra

Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Ky vendim erdhi pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu