Thirrjet në kor të tifozëve kundër Edi Ramës në ndeshjen Shqipëri-Francë, u përkthyen nga Lulzim Basha si kërkesa kryesore e shumicës së shqiptarëve.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
“Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium, mesazh i qartë i shqiptarëve krenarë dhe të vendosur. I thanë Edi Ramës largohu dhe çlirojë vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë. Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje sipas Kushtetutës, që janë edhe zgjidhja e kësaj krize të rënë që ka pllakosur”, tha Basha.
Në Lezhë, kryedemorkati akuzoi kryeministrin se paratë të cilët duhet të ndajë me fermerët, i jep për afera korruptive.
“Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulta në rajon”, tha Basha.
Basha paralajmëroi anulim të koncesionit Milot-Balldre kur PD të kthehet në pushtet, si dhe kthimin e parave të vjedhura tek shqiptarët.
Elda Menga