Shqiptarët dhe pronat, vrojtimi i BSH: Mbi 90 përqind e qytetarëve zotërojnë shtëpi, ose dyqan

0
Gjigandi

Shqiptarët zotërojnë më shumë pasuri të patundshme por pak kursime në banka. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rreth 92% e familjeve zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi.

Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe ka shënuar rënie me 1%.krahasuar me një vit më pare.

Ndërkohë vetëm 3% e familjeve deklarojnë se ‘zotërojnë më shumë se 2 prona të patundshme ku përfshihen shtëpi, tokë apo dyqan.

Vetëm 5% e familjeve të pyetura janë shprehur se ‘nuk zotërojnë asnjë pronë’.

Duke e fokusuar analizën në llojin e pasurive të paluajtshme rezulton se 68% e tyre janë “shtëpi”, 29% janë “toka” dhe pjesa tjetër janë “dyqane” dhe “godina” dhe lloje të tjera pronash.

RonaTyra

Ndërkohë pasuri financiare ku përfshihen depozitat ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar dhe zoterohen nga 51% e familjeve të intervistuara.

Të dyja këto pesha kanë shënuar rënie në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë.

Përdorimi i formave të tjera të investimit, të përmbledhura në zërin ‘investime të tjera’ku përmblidhen rastet e investimeve në: bono thesari, sigurim jete, fond pensioni privat dhe aksione ka rezultuar në rritje me 4 % krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu