Rreth 1000 studentë shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit akademik 2022-2023.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe Instituti i Arsimit Ndërkombëtar publikuan gjetjet mbi studimin e SHBA jashtë vendit nga Raporti i Open Doors 2023 mbi Shkëmbimin Ndërkombëtar Arsimor.
Sipas statistikave numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara ishte më i larti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe u rrit me 6 përqind.
Nga 1 milion studentë nga e gjithë bota, vendin e parë e mban Kina me 289,526 studentë vetëm në vitin 2023, më pas India dhe Korea e Jugut. Nga vendet evropiane më shumë studentë që studiojnë në SHBA për këtë vit të ri akademik është Mbretëria e Bashkuar me 10,659 studentë. Universiteti më i preferuar është “New York University”.
Nga ana tjetër studentët amerikanë që zgjedhin të studiojnë jashtë vendit të tyre për një eksperiencë ndryshe, kanë preferuar më shumë Evropën, me në krye Italinë, Anglinë dhe Spanjën.
p.k\dita