Shqipëri-Republikë Çeke, shiten në pak minuta 1139 biletat e fundit

0
Gjigandi

Vetëm pak minuta. Aq mjaftuan për shitjen e biletave të fundit të ndeshjes së 12 tetorit ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se mesditën e kësaj të marte do të nxirrte në shitje biletat, që fillimisht ishin rezervuar për çekët. Në total bëhej fjalë për 2500 vende në tribunën jugore, pas portës.

Por, duke qenë se federata homologe njoftoi se do të shfrytëzonte vetëm një pjesë të biletave, atëherë për tifozët shqiptarë u nxorën në shitje biletat e tribunave nga V101 deri në V103, për një total prej 1139.

Ashtu si një muaj më parë, radha “online” ishte e gjatë. Një pjesë e tifozëve fatlum arritën të siguronin vende në stadium për ndeshjen me Çekinë, por misioni nuk ishte i thjeshtë.

Edhe këtë herë u përsëritën pamjet ku shumë tifozë i shkonin fare pranë biletave, por në momentin e përzgjedhjes së vendeve, përfundimi i blerjes nuk mund të realizohej.

Tifozët shqiptarë do të pozicionohen në unazën e poshtme të tribunës mbrapa porte, ndërsa çekët në tribunën e sipërme. Rreziku më aktual është ai i përsëritjes së incidenteve të tetorit 2021 me polakët, ku tifozeritë nisën të hidhnin sende të forta.

RonaTyra

Për Shqipërinë është e rëndësishme që skena të tilla të mos përsëriten. Pas dhunës së polakëve në Arenën Kombëtare, UEFA na dënoi me mbylljen e stadiumit, me kusht nëse incidentet përsëriten. Tifozët shqiptarë duhet të evitojnë çdo provokim, për të festuar më pas kualifikimin e shumëpritur në “Euro 2024”, në ndeshjen e 20 nëntorit, kundër Ishujve Faroe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu