Shqetësim për fëmijët në Shqipëri/ OKB, raport me vërejtje dhe rekomandime

0
Gjigandi

Komiteti për të Drejtat e Fëmijës i OKB-së me qendër në Gjenevë, rezulton se është seriozisht i shqetësuar për gjendjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Në raportin e fundit prej 16 faqesh, ky Komitet ka bërë publike shqetësimet, vërejtjet dhe rekomandimet e tij për përmirësimin e gjendjes.

“6 pikat ku qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë janë situata e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna seksuale, diskriminimit të hapur të fëmijëve Rom apo LGBTI+, mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna shtetërore dhe mos vënien e fajtorëve përpara përgjegjësisë, situatën në arsimin publik, buxhetin e shtetit tepër të ulët dedikuar fëmijëve, si dhe dobësitë serioze që shfaq sistemi i mbrojtjes së fëmijëve, që nuk arrin dot të mbulojë me shërbime të përkujdesit shoqëror të gjithë fëmijët në nevojë për mbrojtje dhe kujdes në Shqipëri.

Gjetjet dhe rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, janë një këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare dhe të gjitha institucionet e saj. Ato flasin për një Shqipëri që nuk është e aftë të mbrojnë fëmijët nga dhuna, diskriminimi, varfëria, pabarazia apo padrejtësitë. Tashmë mesazhi për qeverinë shqiptare, Bashkitë dhe të gjitha institucionet shtetërore është tepër i qartë: pa respektuar dhe garantuar të drejtat e fëmijëve, Shqipëria nuk mund të bëj asnjë hap përpara në integrimin e saj në Bashkimin Europian“, tha Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA/ECPAT Shqipëri.

Të gjitha vërejtjet, shqetësimet dhe rekomandimet e tij, Komiteti i ka përfshirë në “Vëzhgimet përmbyllëse”, ku janë përfshirë të gjitha gjetjet që Komiteti ka bërë gjatë shqyrtimit të raportit të 5-të dhe të 6-të mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës në Shqipëri, si dhe rekomandimet që i janë bërë Qeverisë Shqiptare dhe institucioneve të saj për të përmirësuar situatën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu