“Shpresa Al” mashtron klientin, produktin brenda garancisë nuk e riparon dhe zgjedh gjuhën e shantazhit (Audio skandaloze)

0
Gjigandi

Në datë 30.07.2022 në ambientet e dyqanit “Shpresa Al” pranë rrugës së Durrësit u paraqit klienti G.Z. Prej vitesh klient i kësaj kompanie, G.Z këtë herë zgjodhi të blejë një aparat telefonit Samsung ZFold3. Një blerje e konsiderueshme prej 143,190 lek, kjo duke iu referuar faturës së blerjes.

 

Fleta e garancisë së telefonit ku njëkohësisht tregohet dhe vlera e paguar për këte telefon

Po ashtu bashkë me telefonin e ri në kuti, klienti mori edhe fletën e garancisë. Kjo fletë garancie e lëshuar nga “Shpresa Al” thotë se garancia është 24 muaj. Pra nga data e blerjes që është 30.07.2022 e deri më 30.07.2024 shitësi, në këtë rast “Shpresa Al” përgjigjet për problemet që mund të ketë aparati si pasojë e fabrikës ose problemeve të tjera të përcaktuara në fletën e garancisë.

RonaTyra

Rreth 6 muaj pasi klienti bleu telefonin, iu shfaq problem me ekranin e brendshëm të telefonit Samsung ZFold3.

E dërgoi në servisin e “Shpresa Al” me shpresën se do të merrte një zgjidhje për problemin që në fakt e mbulon garancia.

Mandati i dorëzimit të telefonit në servisin e “Shpresa AL”

Këtu nis kalvari i gjatë për klientin G.Z. Mbi një muaj telefoni në servis dhe asnjë përgjigje. Interesimit të klientit nëpërmjet telefonit, punonjësit e “Shpresa Al” zgjodhën t’i përgjigjeshin me padituri dhe arrogancë.

Në këto kushte klienti G.Z duke u ndjerë i tallur dhe i nëpërkëmbur nga një kompani të cilës i ka bërë mbi 3 milionë lek të reja xhiro, vendos të regjistrojë bisedat me ta dhe t’i dërgojë pranë redaksisë sonë.

Janë mbi 15 biseda të regjistruara ku herë mes talljes dhe herë mes injorimit apo edhe shantazhit, klientit G.Z i është thënë çdo gjë, por asgjë në lidhje me hallin e tij, që në fakt është hall dhe problem i kompanisë “Shpresa Al”,

Sot po vendosim të sjellim një pjesë të këtyre bisedave me shpresë së kompania e cila merr edhe miliarda lek nga punët publike për të cilat do flasim në vijim, do të reflektojë karshi klientit G.Z dhe në respekt të ligjit dhe të fletë garancisë, t’i japë një zgjidhje hallit të tij.

Vijon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu