Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen 18 në qytetin e Korçës.
U mësua se zjarri e ka shkaktuar një bombël gazi, e cila ka shpërthyer, dhe ka përhapur flakët në banesë.
Po ashtu u mësua se nuk ka dëmtime në njerëz, po apartamenti është shkrumbuar nga flakët.
Njoftimi i Policise:
Në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G. M., dyshohet nga shpërthimi i një bombole gazi. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka lëndime në njerëz. Shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.