Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Tiranë, arrestohen 2 persona

0
Gjigandi

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi është finalizuar operacioni i koduar “Clubs”.

Dy personat e arrestuar janë shtetasit me iniciale A. B., 25 vjeç dhe V. Ç., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata akuzohen për shpërndarjen e dozave të drogave të forta, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në klubet e natës.

Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin doza të drogave të forta, në Tiranë, kryesisht në lokalet e natës. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, peshore elektronike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Clubs”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 25 vjeç dhe V. Ç., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive ka rezultuar se këta 3 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të drogave të forta, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në klubet e natës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokaine, 1 tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, 1 peshore elektronike, 76 800 lekë të rinj dhe 175 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu