Shpallen nominimet për “Bafta Film Awards”, eventi më i shquar britanik në kalendarin e sezonit të çmimeve dhe një pararendës i çmimeve “Oscar”. Kët vit kryeson “All Quiet on the western Front” i Netflix me 14 nominime, ndërsa komedia-dramë “The Banshees of Inisherin” e ndjek nga pas me 10, bashkë me “Everything Everywhere All At Once”, ndërsa “Elvis” me nëntë nominime.
Mandy Walker është nominuar për “Filmin më të mire” për paraqitjen e saj në “Elvis”, e nëse fiton, do të bëhet femra e parë që vlerësohet në këtë kategori. Cate Blanchett është nominuar për aktoren kryesore për performancën e saj në “Tár”, në të cilën ajo interpreton një dirigjente të njohur orkestre, karriera e të cilës fillon të shkatërrohet kur ajo akuzohet për abuzim.
Në kategorinë e aktorëve kryesorë të nominuarit janë: Austin Butler (Elvis), Brendan Fraser (The Whale) dhe Colin Farrell (The Banshees of Inisherin). Ndërsa aktorët antagonistë favoritë shihen : Angela Bassett dhe Ke Huy Quan.
Çmimet e Filmit “Bafta 2023” do të zhvillohen më 19 shkurt në Sallën e Festivalit Mbretëror të “Southbank Centre” në Londër.