Shkon në Paris për pushime romantike, lojtari francez arrestohet me 100 kile kokainë

0
Gjigandi

Martinika është një nga territoret e pakta që është pjesë përbërëse e Francës, edhe pse ndodhet në Karaibe. Ishulli me pak më shumë se 300 mijë banorë nuk ka status që të përfaqësohet në evente sportive si entitet në vete dhe i zyrtarizuar nga FIFA.

Objektivi i vetëm i përfaqësueses nga Martinika është të zbulohet nga skautët francezë që t’i marrin në provë në Europë, ndërkohë që infrastruktura dhe niveli i futbollit është amator

Në këto kushte, futbollistët shpeshherë duhet të sigurojnë jetën duke gjetur një tjetër profesion. Por mënyra e një prej lojtarëve më të njohur të ishullit, Jean-Manuel Nedra, habiti vërtet autoritetet policore franceze.

Futbollisti qëlluan me ekipin Aiglon du Lamentin dhe e fejuara arritën në aeroportin Charles de Gaulle në Paris zyrtarisht për pushimet e fundvitit, por në vend të dhomës së hotelit dhe peizazheve romantike për momentin kanë parë vetëm muret e qelisë ku ndodhen, pasi në valixhet e tyre të shumta u gjet një sasi e pabesueshme kokaine, rreth 100 kile që nuk dihet në çfarë mënyre të arrestuarit mendonte se mund t’i kalonin kontrolleve të rrepta.

Federata e Martinikës pohoi se Nedra ndodhet në qeli me akuzën e narkotrafikut.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu