Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka realizuar një takim me deputetët e Shkodrës.
Teksa e nis postimin e tij me fjalët “Shkodra na bashkon”, Kryeministri Rama shton se takimi me deputetët e Shkodrës është zhvilluar për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
“Shkodra na bashkon – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama në Facebook.
Nga fotot e publikuara, vihet re se krah Kryeministrit Rama është dhe Agron Çela, një prej 4 deputetëve të Partisë së Lirisë, dalë nga Qarku i Shkodrës në zgjedhjet e 2021, i cili do t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Më herët, vetë deputeti i pyetur nga Tv Klan ka pranuar se është larguar nga kjo forcë, por zyrtarisht lëvizja drejt shumicës socialiste pritet të bëhet në seancën e parë plenare të 2023 që do të jetë në datën 16 Janar.
Aktualisht PS ka 74 mandate dhe me bashkimin e deputetit të Shkodrës Agron Çela, grupi parlamentar i selisë rozë shkon në 75.