Ditën e sotme Shkëlzen Berisha feston ditëlindjen. Ai mbush 40 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat nga njerëzit e zemrës. Blogerja Armina Mevlani e ka surprizuar partnerin që në orën 12 të natës.
Me anë të një videoje të shkutër në Instastory, Armina ka treguar pak nga supriza. Dyshemeja shihet e mbushur me detaje zbukuruese ditëlindjeje.
“Djali i ditëlindjes, Shkëlzen Berisha”, shkruan blogerja krahas videos.
Dyshja janë në një lidhje prej më shumë se 5 vitesh dhe janë përfolur shpesh për martesë. Megjithatë Armina ka sqaruar se kur të vendosin do e bëjnë publike dhe këtë vit nuk do ketë dasmë.