SHKËLQIM BESHIRI/ Dritëhijet e kafe shitësit që u bë ndërtues dhe i shiti kompaninë që vlen miliarda të shoqes për vetëm 100.000 lek

0
Gjigandi

Deri në vitin 2009 ishte një personazh jo shumë i dëgjuar. I përmendur si pronari I “Segafredos” deri në atë vit, Shkëlqim Beshiri njihej si “ai” i kafes. E pasi solli kafen, hapi dhe një varg baresh me të njëjtin emër. Pas vitit 2009 bisnesi i Shkëlqim Beshirit u zgjerua. Nga kafja tek pronat. Kudo ku kishte projekte zhvillimi, Shkëlqim Beshiri “të mbinte” në derë, në emër të “dikushit”, dhe po në emër të tij, Shkëlqim Beshiri penetroi në çdo cep bregdeti dhe në çdo leje zhvillimore. Më pas u shfaq edhe vetë si ndërtues ku ndërtoi disa objekte nëpër Tiranë.

Një ndër objektet është edhe ky që shihni në foto. I ndërtuar rreth vitit 2015-2016 ky objekt luksoz është ndërtuar nga kompania e Shkëlqim Beshirit. Duke qënë se jemi në këtë objekt, pyesim publikisht Shkëlqim Beshirin se paratë e kujt ka investuar në këtë objekt?

Cfarë deklarimi ka kryer për burimin e parave?
Sa janë investuar?
Si janë qarkulluar paratë?
Dokumentet je i sigurt që janë të kopsitura?
Por bëmat e Shkëlqim Beshirit as nuk fillojnë që nga kafe shitës u bë ndërtues kullash, dhe as me historinë e çuditshme të këtij pallati tek rruga e Elbasanit.
Shkëlqim Beshiri nga viti 2022 nuk figuron më as si pronar i kompanisë së vet. Kompaninë “Klar&Coffe” të themeluar në vitin 2007 e shet më datë 27.05.2022 tek e shoqja, znj E.B për shifrën qesharake prej 100.000 lekësh të rinj. Dicka tek 1000 euro, thënë më qartë. Pra kompaninë që vlen miliarda lek, Çimi e shet për 1000 euro.
Dy muaj më pas, pronarja e re e kompanisë që e bleu për 1000 euro dhe kishte kapital 100.000 lek, vendos ta zgjerojë kapitalin në favor të kompanisë dhe me një të rënë të lapsit nga 100.000 lek e con në 27.100.000 lek. Zmadhim kapitali në natyrë është arsyetimi I përdorur.
E nëpërmjet kësaj kompanie, të shitur dhe të rilindur brenda familjes, Shkëlqim Beshiri aplikoi për leje ndërtimi, tendera dhe futi në xhep edhe lek publike.
Priza.al do të vijojë me publikimin e dritëhijeve të Shkëlqim Beshirit dhe bashkpuntorëve të tij, por deri atëhere po i shtrojmë edhe disa pyetje publike:

RonaTyra

1-Paratë e sa prej grupeve kriminale ke pastruar duke i investuar në ndërtim dhe bisnese të tjera?
2-Ti dhe bashkëinvestitorët e tu fiktivë jeni të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm për cfarë deklaroni nëpër tavolina për faktin se ju bëni bisnes në emër të pronarit të vërtetë…? (Materiale audio-video në vijim)
3-A je nën hetim nga SPAK?
4-Cfarë të detyroi të urdhërosh IT e kompanisë tënde që kompjuterat që mbanin të dhëna sensitive si transferta, shuma parash, emra dhe dokumente personale të shumë personazheve, etj, t’i fshije dhe të dhënat të ruhen me hard disk të jashtëm?
-vijon-

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu