Shkatërroi stacionin e autobusit, shpallet në kërkim 18-vjeçari nga Pogradeci

0
Gjigandi

Një 18-vjeçar nga Pogradeci është shpallur në kërkim, pasi ka bërë një gjest asapk të zakonshëm, ku ka shkatërruar stacionin e autobusit, pasi është vonuar autobusi i linjës Pogradec-Prrenjas.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R. K., i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Policia e Pogradecit ka reaguar, pas publikimit të pamjeve nga JOQ, ku shfaqet i riu duke thyer stolin e stacionit.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.” – njofton policia.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu