Shkarkimi më i shpejtë në historinë e futbollit. Klubi kanadez Montreal shkarkoi trajnerin e vet pas vetëm 15 orësh.
Mbas njoftimit për marrjen në punë të trajnerit italo-kanadez Sandro Grande, profili i klubit ishte bombarduar me komente negative për teknikun e sapo punësuar.
Trajneri në fjalë u shkarkua për shkak të komenteve të tij të bëra në vitin 2012 në rrjetet sociale.
Arsyeja nxitëse nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit, të cilët e kanë parë të arsyeshme largimin e Sandro Grandes.
Në atë kohë, pas një sulmi me armë, trajneri kishte vënë në shënjestër qeverinë e Quebec-ut, pasi agresori nuk arriti të qëllonte kryeministrin, por plagosi disa persona:
“I vetmi gabim që bëri agresori ishte humbja e objektivit. Njeri, kjo do të jetë për herën tjetër! Shpresoj!” Ky koment i gabuar, edhe pas më shumë se dhjetë vitesh i kushtoi trajnerit punën.