Shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit, kushëriri i Martinajt: Kisha pirë tullumbace me azot

0
Gjigandi

Emiljano Nina, 28-vjeçari i arrestuar për aksidentit e ndodhur në 23 gusht, në digën e Liqenit të Tiranës ka zbuluar detaje të reja në dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

I riu, sipas raportimeve thotë në dëshminë e tij se gjatë momentit që ka ndodhur aksidenti “ka qenë në efektin e oksid azotit” e njohur ndryshe si droga e tullumbaces.

“Kisha pirë azot dhe po lëvizja me 180 km në orë”, u shpreh ai.

Nina akuzohet për 7 vepra penale nga prokuroria, përvec akuzave për aksidentin ai kërkohej nga policia dhe për dhunë në familje.

Si ndodhi aksidenti?

RonaTyra

Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga “Rruga e Kosovarëve”  hyri mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, më pas është ngjitur më shumë se 15 m skarpate nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku dhe muri i digës e ka ndaluar të përfundonte në liqen.

Për këtë aksident pas hekurave qëndron edhe 26-vjeçari Eldi Allushi.

Nga ana tjetër, Emiljano Nina njihet si kushëriri i Ervis Martinaj.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu