Është publikuar ditën e sotme akt-ekspertimi i ushtarëve që u sulmuan në Uzinën e Gramshit nga dy rusë dhe një ukrainas.
Bëhet me dije se është konstatuar djegje sipërfaqësore të lëkurës, shikim i turbullt, dhimbje koke dhe skuqe fyti pas sulmit me spraj.
Këto dëmtime janë shkaktuar nga ekspozimi me sprajt. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë
Kujtojmë që gjatë tentativës për të hyrë në uzinën e Gramshit rusët Svetlana Timofoeva, 33-vjeç dhe Mikhail Zorin, 24-vjeç dhe ukrainasi Fjodor Mihajlov sulmuan me sprajt neuroparalizues dy ushtarët shqiptarë që ruanin godinën.
Rusët dhe ukrainasi kanë pretenduar se janë “blogger”, turistë të interesuar në eksplorimin e godinave të vjetra kryesisht të ish-Bashkimit Sovjetik.
Prokuroria e Elbasanit po zhvillon hetime për disa vepra penale, një prej tyre ajo e spiunazhit pasi është zbuluar se janë fotografuar objekte të rëndësisë kombëtare.
o.j/dita