“Shfrenohen” kërkesat. Shteti ka nevojë urgjente për brisqe dhe shapka/ Hapet tender për kopje çelsi (Dokumenti)

0
Gjigandi

Tenderat që zhvillohen në vendin tonë, janë shpesh në fokus të gazetarëve investigativë, për të zbuluar aferat apo parregullsitë. Megjithatë, ka edhe raste me të veçanta. I tillë është edhe tenderi i hapur nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.  Drejtuesja e këtij institucioni  Adelina Greca vendosi të zhvillojë një procedurë tenderi për të bërë një kopje çelsi. Fondi limit i tij ishte 21 mijë lekë. Fituesi ofroi 6 mijë lekë më pak, dhe do të jetë ai që do të bëjë kopjen e çelësit të makinës tip “Benz Vito” që ky insitucion përdor.

Gjithashtu,një tjetër tender i këtij lloji është edhe ai i hapur nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi të Kryeministrit Rama. Ky institucion ka planifikuar dhe do të shpenzojë 30 milionë lekë për mallra një përdorimshe për hoteleri.

Fitues është shpallur kompania “Star Trade Albania” që do të ketë 29.2 milionë lekë në dispozicion për të plotësuar nevojat qeveritare. Në tenderin e firmosur nga Dhurata Frashëri drejtoria e Shërbimeve Qeveritare këtë shumë goxha të konsiderueshme do ta harxhojë për të blerë gota kartoni kafeje, letra, kartopeceta, letër alumini, tasa, sapunë, shapka, brisqe, etj.

RonaTyra

 

Mesa duket, insitucionet tona “korrekte dhe transparente”, nuk mund të bëjnë asnjë blerje, pa marrë disa oferta dhe pa ofruar fillimisht miliona lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu