Sherri në Ksamil, policia zbulon detaje të reja

0
Gjigandi

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me sherrin që ndodhi në ditën e sotme në Ksamil, ku tre persona të familjes Ahmeti mbetën të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “4 valltarët”, ku mbetën të plagosur biznesmeni 49-vjeçar Adriatik Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti.

Mësohet se fillimisht është raportuar se një prej të plagosurve, Tiku Ahmeti për shkak të plagëve të marra u transportua rejt Tiranës.

Ndërkohë policia ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje, ndërsa njofton se tashmë edhe dy të tjerët të cilët fillimisht ishin në spitalin e Sarandës, janë transportuar drejt Tiranës.

Sakaq Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

Ksamil/ Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në zonën e quajtur ”4 valltarët”, Ksamil, shtetasi Gj. A., së bashku me disa persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta shtetasit L. A.,  F. A. dhe A. A., banues në Ksamil, të cilët janë transportuar për në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu