Një konflikt midis dy të rinjve ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit.
Mësohet se njëri prej tyre është plagosur dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Sipas burimeve, ngjarja ka nisur pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah.
Sakaq, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin.
Ndërkohë që të dhënat nga grupet hetimore bëjnë me dije se forcat ‘Shqiponja’ janë vendosur në ndjekje të autorit. Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen.
a.c./dita