SHBA thirrje Putinit: Prano realitetin dhe tërhiq trupat nga Ukraina

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara i bën thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të pranojë realitetin dhe të tërheqë trupat nga Ukraina, pasi lideri rus më në fund e quajti konfliktin “luftë”.

Që kur Putin ka urdhëruar pushtimin në shkurt, Rusia zyrtarisht i është referuar luftës si “operacion të posaçëm ushtarak” dhe ka miratuar ligje që sanksionojnë përdorimin e fjalës luftë.

Por, gjatë një konference të enjten, Putin përdori fjalën “luftë”, që siç tha, shpreson që të përfundojë sa më shpejt.

“Që nga 24 shkurti, SHBA-ja dhe e gjithë bota e kanë ditur se ‘operacioni i posaçëm ushtarak’ i Putinit ishte luftë e paprovokuar dhe e pajustifikuar ndaj Ukrainës. Më në fund, pas 300 ditësh, Putin e quajti atë siç edhe e ka emrin, luftë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit më 23 dhjetor.

“Si një hap drejt pranimit të realitetit, ne i bëjmë thirrje atij që t’i japë fund kësaj lufte duke tërhequr forcat nga Ukraina”.

RonaTyra

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pavarësisht nga terminologjia e përdorur nga Putini, “agresioni i Rusisë kundër fqinjit sovran ka rezultuar në vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje”.

 

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu