“SHBA nuk do e pranojë kurrë kthimin e forcave serbe në Kosovë”, Brnabiç reagon ashpër ndaj Escobar

0
Gjigandi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Prishtinë, ku tha se SHBA nuk do e pranojë kurrë kthimin e forcave serbe në Kosovë.

Sipas Brnabiç. Escobar tregoi se është një tjetër politikan që kundërshton rezolutat e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, të cilat janë ende të vlefshme.

Përmes një postimi në Twitter, Brnabiç ironizon duke shkruar se Escobar dhe ministrja gjermane von Cramon kanë marrë rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votë unanime kanë anuluar Rezolutën 1244.

“Nëse mundem të pyes nëse Rezoluta 1244 nuk është më valide dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston sipas Kurtit dhe sepse ju nuk i dënoni deklaratat e tij dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është asgjë përveçse diçka e së kaluarës dhe nëse Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë, atëherë në bazë të cilës marrëveshje/rezolute/parimi duhet të veprojmë ne”, shkruan shefja e kabinetit serb.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu