“Shantazh kriminal”/ Erion Braçe i ‘përvishet’ Metës: Shteti nuk ka pasur kurrë kaq padituri dhe ligësi në krye

0
Gjigandi

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj lëvzijes së Presidenti Ilir Meta në lidhje me Gjykatën Kushtetuese. Me anë të statusi në rrjete sociale, Braçe shkruan se sulmi mbi Gjykatën Kushtetuese është i vjetër, politik dhe kriminal.

Sipas Braçes sulmi i sotëm eshte shantazh kriminal ndaj Gjykatës Kushtetuese, krim penal dhe i përsëritur nga njerëz të privilegjuar, të pa hetuar dhe të pagjykuar gjithë jetën.

“Shteti nuk ka pasur kurrë kaq padituri dhe ligësi në krye. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Reagimi i plotë:

SULMI MBI GJYKATEN KUSHTETUESE ESHTE I VJETER,

RonaTyra

POLITIK, KRIMINAL;

BERISHIST SI FILOZOFI;

30 VJECAR, PREJ POLITIKANESH QE NUK DUAN TE JENE TE BARABARTE ME CDO SHQIPTAR,

POR TE PRIVILEGJUAR, TE PA HETUAR E TE PAGJYKUAR GJITHE JETEN!

Por reflekton edhe padijen e frikshme te ketyre njerezve;

SHTETI NUK KA PATUR KURRE KAQ PADITURI E LIGESI NE KRYE!

Neni 124 i KUSHTETUTES e thote qarte:

GJYKATA KUSHTETUESE I NENSHTROHET VETEM KUSHTETUTES!

Pra askujt tjeter, president, president i shkarkuar, kryeminister, deputet “non grata”, deputet etj.

Neni 126 i KUSHTETUTES eshte edhe me i qarte:

GJYQTARI I GJYKATES KUSHTETUESE GEZON IMUNITET PER MENDIMET E SHPREHURA DHE VENDIMET E MARRA NE USHTRIM TE FUNKSIONEVE TE TIJ, PERVEC RASTEVE KUR AI KA VEPRUAR PER NJE INTERES VETJAK OSE ME KEQBESIM.

LEXO EDHE:  Meta me Haradinajn dhe Harizin në Gjilan/ Faleminderit popullit të Kosovës për mikpritjen

Pra vetem ne keto dy raste dhe ne asnje rast tjeter.

  1. Neni 128 i KUSHTETUES eshte i qarte fare:Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.
    Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin e tij kur:
    a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figuren e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit;
    b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
    Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të GjykatësKushtetuese kur:
    a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest nështëpi” për kryerjen e një vepre penale;
    b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje;
    c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.

Pra;

PROCESI DISIPLINOR NDAJ NJE GJYQTARI KUSHTETUES, KONSTATOHET E ZHVILLOHET NGA GJYKATA KUSHTETUESE!

Nga askush e kerkund tjeter!

VENDIMI PER PEZULLIMIN APO SHKARKIMIN E GJYQTARIT KUSHTETUES E MERR GJYKATA KUSHTETUESE!

Askush tjeter!

KUSHTETUTA ESHTE E QARTE SI DRITA E DIELLIT!

Ndaj sulmi sotem eshte shantazh kriminal ndaj Gjykates Kushtetuese, krim penal dhe i perseritur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu