Sekuestrohen 11 kg drogë në proces tharjeje, pranga 31-vjeçarit në Krujë, një tjetër në kërkim!

0
Gjigandi

Policia e Krujës ka zbuluar një ambient për tharjen e kanabisit, në fshatin Mafsheq. Gjatë operacionit janë sekuestruar 11 kg lëndë narkotike, si dhe disa bimë të cilat ishin në proces tharjeje.

Në pranga ka rënë 1 shtetas, është  proceduar penalisht një tjetër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Domje, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi O. C., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta 3 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së shtetasit A. M., në fshatin Mafsheq, për tharjen e bimëve narkotike.

RonaTyra

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri, që u gjet e fshehur gjatë kontrollit të ambientit në afërsi të bimëve narkotike”, njofton policia.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu