Kanë dalë detaje të reja pas sekuestrimit të anijes “Geni” me rreth 50 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit.
Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur procedimi për kapitenin e anijes dhe personat që ndodheshin në ekuipazh.
Bëhet me dije se sasia e naftës është marrë nga një tjetër mjet në det të hapur, me çmim më të ulët.
Kujtojmë se kjo është hera e katërt në gjashtë muajt e fundit që kapet anije me naftë kontrabandë.
Këto anije furnizohen kryesisht nga Libia dhe më pas e shesin naftën në tregun vendas me çmim më të lartë.
j.l./ dita