Scholz ngre në Tiranë shqetësimin e tensioneve në veri të Kosovës: Nuk po zbatohen marrëveshjet

0
Gjigandi

Në samitin e Procesit të Berlinit, në Tiranë, Kanelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vuri theksin te situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Në fjalën e tij në Samit, Kancelari Scholz tha se përshkallëzimi i tensionit mes Kosovës dhe Serbisë tregon domosdoshmërinë për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve fqinje.

“Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot saç ka qenë dhe vjet për Procesin e Berlinit. Ky proces kërkohet gjithnjë e më tepër, kjo u evidentua edhe më tepër në luftën në Ukrainë. Është e qartë në formë absolute ne e dimë shumë mirë atë po ndodh jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pasojat që mund të ketë. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe që u mbajnë të gjithëve në vend numëro, edhe sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh.

Është sinjal i fortë edhe fortësinë që ka Rajoni në këtë proces. Integrimi brenda për brenda Rajonit dhe ecuria e BE-së. Ndikimi i marrëveshje të firmosura vjet te qytetarët e BP është konkret. Çfarëdolloj ecurie që do të kemi për tregun e përbashkët rajonal është më konkret se kurrë”, tha mes të tjerash Kancelari Scholz.

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu