Samsung Galaxy A33 & A53: Dhuratat ideale për fëmijët tuaj gjatë festave të fundvitit

0
Gjigandi

Sot, fëmijët anembanë globit janë gjithnjë e më shumë të fokusuar te teknologjia dhe janë të emocionuar për përdorimin e smartphone-ve. Që në moshë shumë të vogël ata dinë të luajnë lojëra, të shikojnë video, të bëjnë fotografi dhe të flasin në facetime me gjyshërit e tyre. E si rrjedhojë nuk mungon kërkesa për të pasur smartphone-n e tyre. Por, çfarë duhet të keni parasysh kur zgjidhni smartphone-n e parë për fëmijën tuaj? Sipas mendimit tonë, gjërat më të rëndësishme janë madhësia, çmimi, cilësia, qëndrueshmëria dhe siguria e tij. Falë kamerave, dizajnit, performancës së fuqishme, sistemit të sigurisë, si dhe shumë opsioneve të tjera të shkëlqyera, seria Samsung Galaxy A duket se i plotëson më së miri këto kushte.

Qëndrushemëri dhe cilësi e lartë

Fëmijët nuk janë gjithmonë të kujdesshëm me mënyrën si i trajtojnë gjërat e tyre. Kjo vlen edhe për smartphone-n i cili mund të thyhet lehtësisht: mund të jetë në xhepin e tyre kur janë duke luajtur me miqtë ose duke rrëshkitur në dëborë. Galaxy A53 dhe Galaxy A33 janë të pajisur me xhamin mbrojtës jashtëzakonisht të fortë Corning® Gorilla® Glass 5, me mbrojtje shtesë që i bën më rezistent ndaj gërvishtjeve apo goditjeve. Për më tepër, përmbajnë standardin IP67[1] të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit, duke ofruar qëndrueshmërinë dhe qetësinë që i duhet prindërve.

Gjithashtu, smartphone i parë i një fëmije nuk duhet të jetë modeli më i shtrenjtë në treg. Çmimi duhet të jetë i tillë që blerja e një telefoni zëvendësues të mos na rëndojë shumë financiarisht. Ndaj smartphone-t e serisë Galaxy A janë një zgjehdhje mjaft e mirë pasi kombinojnë të gjitha karakteristikat e domsosodshme – me një çmim të arsyeshëm.

Një ekran i madh për të parë dhe luajtur

Ekrani i gjerë 6,5 inç Super AMOLED i Galaxy A53 ofron një shpejtësi rifreskimi 120 Hz për një përvojë gjithëpërfshirëse ndërsa Galaxy A33 përmban një ekran Super AMOLED 6,4 inç me një shpejtësi rifreskimi 90 Hz. Pra, fëmijët do të shijoni kohën e lirë duke parë videot e preferuara apo duke luajtur pa u ankuar që ekrani është shumë i vogël. E nëse duan të qëndrojnë në hapsirat e jashtme në një ditë me diell, algoritmi inteligjent i serisë së re Galaxy A siguron që ekrani të shfaqi çdo detaj, duke reduktuar ndërkohë dritën blu me Eye Comfort Shield.

RonaTyra

Një bateri e qëndrueshme është gjithashtu një domosdoshmëri. Smartphone-t Galaxy A53 dhe A33 janë të dizajnuar me një kapacitet të shtuar të baterisë (5000 mAh) që mund të zgjasë deri në dy ditë. Gjithashtu, mund t’i rikarikoni shpejt me Super Fast Charging deri në 25W dhe të aktivizoni ruajtjen adaptive të energjisë për të përmirësuar performancën e përgjithshme të baterisë.

Opsionet e duhura për të shprehur kreativitetin nëpërmjet fotove dhe videove

Fëmijët janë të pasionuar pas trendeve të fundit të fotove dhe videove. Me një procesor krejt të ri 5 nm dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale, sistemi i kamerës i serisë së re Galaxy A ofron disa veçori interesante që bëjnë çdo imazh të duket fantastik – edhe në ndriçim të ulët. Night Mode i përmirësuar siguron që të shkrepni foto plot detaje, pavarësisht nga koha e ditës ose cilësia e dritës. Për më tepër, ekziston Portrait Mode për selfie të shkëlqyera dhe Fun Mode i cili u ofron përdoruesve një përzgjedhje të madhe filtrash argëtues. Një vlerë e shtuar është dhe teknologjia VDIS në Galaxy A53, e cila minimizon dridhjet teksa regjistroni kur jeni në lëvizje.

Image

Eksperiencë e sigurt

Natyrisht, përdorimi i telefonit ka rreziqet e veta. Çdokush mund të jetë në kontakt me fëmijën nëpërmjet internetit ose ata mund të përballen me përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre. Është e rëndësishme që të krijoni modele të shëndetshme komunikimi me fëmijët tuaj rreth përdorimit të smartphone-ve, të vendosni disa rregulla dhe të eksploroni opsionet e sigurisë që ofron pajisja që keni zgjedhur. Për shembull, seria e re Galaxy A siguron që të dhënat dhe informacioni të qëndrojnë të mbrojtura dhe të sigurta falë Samsung Knox. Kur ruani fotografi private, shënime dhe aplikacione, Secure Folder u ofron përdoruesve një kasafortë digjitale të koduar, në mënyrë që vetëm ata të kenë akses në përmbajtjen e tij. Duke përdorur Private Share, përdoruesit mund të kontrollojnë saktësisht se kush ka akses në skedarë dhe për sa kohë.

Një arsye më shumë për të zgjedhur këta smartphone është dhe oferta nga Samsung. Me blerjen e Galaxy A33 dhe A53 ju përfitoni një provë gjashtëmujore falas të memories prej 100 GB në “OneDrive cloud”. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 25 mars 2022 dhe 31 mars 2023. Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link.

[1] Bazuar në kushtet e provës për zhytje deri në 1 metër ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet për përdorim në plazhe, pishina ose pranë ujit me sapun. I sigurt vetëm ndaj presionit të ulët të ujit. Thajeni pasi laget.

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu