Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Von der Leyen iu drejtua Presidencës për një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.
Në një postim në platformën X, Von der Leyen, bën me dije se temë e diskutimit ka qenë zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Po kur anëtarësohet Shqipëria në BE?
Sipas shefes se KE-së, këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje dyshimi nëse duhet të bëhet, por vetëm me një çështje kohe.
“Nisa vizitën time në Shqipëri me një takim me Bajram Begaj. Zgjerimi është në krye të prioriteteve tona dhe Shqipëria është në rrugën e duhur. Ne duam që partnerët dhe fqinjët tanë të bashkohen dhe ta bëjnë Unionin tonë të plotë. Pra, nuk është çështja nëse, por kur”.
Pas takimit me presidentin Begaj, Von der Leyen i është drejtuar ambienteve të “Shtëpisë së Europës” për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
p.c. / ABC24.AL