Ditën e sotme u zhvillua konferenca “Mbi rolin e parlamentit në Procesin e Berlinit” me përfaqësuesit e BE-së në Tiranë dhe aktorët kryesor politikë të mazhorancës dhe opozitës.
Pjesë e konferencës ishin Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, Sekretarja e Përgjithshme e RCC Majlinda Bregu, Ministri i Jashtëm Igli Hasani, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Soreca, në fjalën e tij tha se Ballkani Perëndimor është vonuar në integrimin në Bashkimin Europian, për shkak të luftës së ndodhur në Ukrainë.
“Në zinxhirin e takimeve që kemi organizuar për Procesin e Berlinit, ky takim ka një rëndësi të veçantë për ne. Është shumë e rëndësishme që ministrat dhe drejtuesit e shteteve të takohet, por edhe anëtarët e parlamenteve të rajonit të takohen dhe të tregojnë unitetin e tyre dhe të dalin me deklarata të përbashkëta me të njëjtin zë. Ballkani është pjesë e BE, se ndryshimet gjeopolitke me mënyrën se si Rusia e sheh Ukrainë i ka fokusuar të gjitha mendjet në Bruksel.
E ka rritur mendjen, kurrë s’ka qenë më e madhe se tani për zgjerimin e BE. Është një çështje e lartë strategjike për sigurinë në BE. Shpresojmë që të përgatitemi për samitin e Ballkanit perëndimor që në mes të dhjetorit do zhvillohet në Bruksel. Siç e thashë, në këtë kontekst procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm se është një platformë që rajoni të punojmë më shumë për reformat, projektet e integrimit, presim që samiti të hënën të arrijë rezultat sa më praktik në disa fusha, transporti, axhenda dixhitale, transporti, energjia dhe tregu i përbashkët. Shqipëria meriton merita si një nga vendet e para që ka marrë përsipër drejtimin”, tha Soreca.
Bregu e quajti momentin e tanishëm të rajonit “kritik” dhe bëri thirrje për bashkëpunim rajonal.
Hasani kërkoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të bashkuar në aspektin politik për të përshpejtuar procesin e integrimit.
j.l./ ABC24.AL