Përgatitjet për Samitin e datës 16 tetor dhe vizita e Presidentit francez në Tiranë duket se kanë ulur bashkë në tryezë Bajram Begajn dhe Edi Ramën.
Ky i fundit e ka njoftuar takimin përmes rrjeteve sociale teksa ka publikuar edhe foton me kreun e shtetit.
Kryeministri i Shqipërisë shkruan sot:
“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”.
p.c. / ABC24.AL