Sa mund të zgjasë largimi i Apple nga Kina?

0
Gjigandi

Në fillim të muajit nëntor, disa javë para se të fillonte sezoni i blerjeve të festave, Apple lëshoi një paralajmërim të pazakontë: klientët duhet që të presin më gjatë për modelet e tyre të reja të iPhone 14 Pro.

Kjo ndodhi për shkak se njëra nga ndërtesat kyçe të saj të montimit në qytetin kinez të Zhengzhou “po operonte me kapacitet të reduktuar” për shkak të kufizimeve me Covid-19.

Për vite të tëra, Apple është mbështetur në një rrjet të gjerë të prodhimit në Kinë për prodhimin masiv të iPhone, iPad dhe produkteve të tjera të popullarizuara të cilat gjenden në shumë shtëpi në botë.

Por kjo varësi ndaj Kinës është testuar këtë vit nga strategjia “0-Covid” dhe nga kufizimet strikte në vend, duke përfshirë edhe qendrën e prodhimit në të ashtuquajturën “iPhone City” në Zhengshou.

Tani, kompania e teknologjisë më e vlefshme në botë thuhet se po kërkon të përshpejtojë planet për të zhvendosur prodhimin nga vendi më i populluar në botë – por reduktimi i varësisë së saj të konsiderueshme nga Kina mund të marrë vite, pra nëse kjo ndodh ndonjëherë, raporton CNN.

RonaTyra

Në një shënim në fillim të kësaj jave, një analist në Wedbush Securities vlerësoi se Apple do t’i duhej të paktën deri në vitin 2025 ose 2026 për të zhvendosur pjesën më të madhe të prodhimit të iPhone në tregje si India dhe Vietnami, por vetëm nëse “lëviz në mënyrë agresive”.

Gad Allon, një profesor në Shkollën Wharton të Universitetit të Pensilvanisë, kërkimi i të cilit fokusohet në operacionet dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, dukej se kishte një vlerësim edhe më konservator të orarit. “Unë nuk mendoj se mund të flasim për ndonjë ndryshim domethënës përtej disa përqindëshit përpara vitit 2025”, tha Allon.

Për të kuptuar se sa vendimtare është Kina për Apple: Përpara shpërthimit të Covid në tetor që shkaktoi mbyllje në Zhengzhou, ajo fabrikë prodhuese po prodhonte 85 për qind të iPhone Pro, sipas një vlerësimi nga firma e kërkimit të tregut Counterpoint, dhënë CNN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu