Sa kapacitet ka Shqipëria për të përballuar koronavirusin?!

0
Gjigandi

Shqipëria mund të kryejë 200-500 analiza në ditë për rastet e dyshuara me Covid-19, e thënë kjo nga shefja e infektivit.

Ndërkohë nga ana tjetër, karantina në Durrës është gati dhe brenda standardeve të përcaktuara nga OBSH. Në këtë karantinë parashikohet që të trajtohen rastet më të rënda nëse do të lindë nevoja.

Urgjenca Kombëtare ka disa javë që ka vënë në dispozicion numrin 127 për të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime.
Deri më tani në këtë numër kontakti janë raportuar thirrje të shumta në lidhje me koronavirusin. Këtë fakt e pohoi për mediat Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Po Shërbimet Kirurgjikale?

Në konferencën e përbashkët, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nga dita e sotme do të anulohen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara. Gjithçka bëhet për të parandaluar dhe kufizuar krijimin e rasteve të reja në ambientet e spitalit.

RonaTyra

Urdhri sigurisht prek vetëm ndërhyrjet kirurgjikale, duke përjashtuar patologjitë malinje dhe rastet e urgjencave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu