Rusia: Vizita e Zelenskyt në Uashington tregon se as Ukraina e as SHBA-ja s’duan paqe

0
Gjigandi

Rusia ka kritikuar ashpër vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Uashington dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për një luftë indirekte kundër saj, shkroi të enjten BBC-ja.

Presidenti Joe Biden ka premtuar 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të avancuar raketor për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ruse, ndihmë të cilën e ka përshëndetur Zelensky.

Por, ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, tha se këto “veprime provokuese” do të çonin në një përshkallëzim me pasoja të rënda.

Moska është ankuar se nuk u dëgjuan thirrjet për paqe gjatë udhëtimit të Presidentit Zelensky në Uashington, teksa e përshkroi këtë udhëtim si provë se SHBA-ja po bënte luftë me Rusinë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se dërgimi i raketave Patriot nuk do ta pengonte Rusinë të arrijë qëllimet e saj gjatë “operacionit special ushtarak”.

RonaTyra

“Bisedimet në Uashington kanë treguar se as Ukraina dhe as Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë paqe. Ato thjesht synojnë të vazhdojnë luftimet,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu