Forcat ruse qëlluan në ndërtesën e administratës ushtarake rajonale në sheshin qendror të Hersonit, tha në Telegram më 14 dhjetor Yaroslav Yanushevich, kreu i kësaj baze.
“Rreth orës 11:00, raketa të shumta goditën qendrën. Predhat goditën ndërtesën dhe dy kate u dëmtuan”, ka shkruar ai, duke shtuar se sipas informacioneve fillestare, nuk ka viktima.
Ukraina rimarrë Hersonin nga forcat ruse muajin e kaluar.
Hersoni konsiderohet si rajoni më i rëndësishëm nga katër rajonet që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia dhe të cilat Moska pretendon se i ka aneksuar. Kjo pasi nëpër të kalon rruga e vetme tokësore që lidhet me Gadishullin e Krimesë dhe nëpër të kalon lumin i rëndësishëm Dnjepër.
Teksa Hersoni po përballet me granatime, në lindje të Ukrainës forcat e Kievit po përballen me sulme të ashpra në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të këtij viti.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL
a.m/dita