Rudina Hajdari ngre zërin në parlament: Unë kam qenë viktimë e dhunës

0
Gjigandi

“Unë kam qenë viktimë e dhunës. Po e them këtu sot, kur kam qenë e re kam qenë viktimë e dhunës”, kështu deklaroi në parlament deputetja Rudina Hajdari.

Hajdari në fund të fjalës së saj ndërsa po fliste për të drejtat e grave dhe po kujtonte ngjarjet e rënda të vrasjeve të grave, bëri deklaratën e fortë.

“Një gjyqtare u vra në mes të rrugës si një kafshë, ky Parlament nuk bëri asgjë, në 2 muaj janë vrarë 7 gra. Kjo është një emergjencë kombëtare! Gratë sot nuk janë të mbrojtura, gra e vajza dhunohen çdo ditë. Më vjen keq që sot flas ende për gra e vajza që vriten çdo ditë në rrugët e Tiranës. Ju sot c’po bëni?

Reklamoni se roli i grave po rritet, ndërkohë që ato po vriten. A e kuptoni sot se ne jemi të gjitha viktima të këtij Parlamenti. Për mua është problem i thellë. Deklaroj para jush se edhe unë kam qënë pre dhe viktimë e dhunës. Nuk flas për dhunë psikologjike, jemi të gjithë viktima të këtij fenomeni edhe nëna ime kur jetonte në komunizëm edhe unë por fëmija im nuk duhet të jetë më viktimë e dhunës”,- ngriti ajo fort zërin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu