“Rryshfete nga Katari”, kontrollohen zyrat e Parlamentit Europian, kërkohet mbledhje urgjente

0
Gjigandi

Hetuesit belgë kontrolluan zyrat në Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën, pasi një hetimi të nisur për marrjen e ryshfetit nga Katari, vend mikpritës i Kupës së Botës. Ishte kontrolli i 20-të i kryer që nga e premtja, ndërsa presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se “demokracia është në sulm”, shkruan BBC

Policia belge ka akuzuar 4 persona, mes tyre është edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili, një eurodeputete greke.

Katari ka mohuar çdo akuzë për korrupsion, ndërsa eEurodeputetët do të debatojnë për skandalin të martën. Prokurorët belgë thanë se para me vlerë rreth 600,000 euro (632,000 dollarë; 515,000 £) u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 euro në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel. Po ashtu, janë sekuestruar kompjuterë dhe celularë. Kërkimet janë bërë si në Bruksel ashtu edhe në Itali. Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit u janë “ngrirë” të dhënat për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin.

Kaili u pezullua nga detyra e saj e po ashtu është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke Pasok.

“Ajo deklaron pafajësinë e saj dhe se nuk ka të bëjë fare me ryshfet nga Katari”, tha një nga avokatët e familjes së saj, Michalis Dimitrakopoulos, për TV grek të martën.

RonaTyra

Asnjë i dyshuar nuk është përmendur publikisht, por Kaili mësohet të jetë në mesin e atyre që janë paditur. Tre të akuzuarit e tjerë janë të gjithë shtetas italianë dhe mes të akuzuarve është edhe partneri i saj Francesco Giorgi, i cili është asistent në Parlament.

Midis të dyshuarve është edhe ish-deputeti i Parlamentit Evropian Pier Antonio Panzeri, i cili tani drejton grupin e të drejtave të njeriut Fight Impunity. Mësohet se janë arrestuar edhe gruaja dhe vajza e tij. Një tjetër i dyshuar është Luca Visentini, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave.

Ndaj pas skandalit, anëtarët e Parlamentit Evropian do mblidhen në Strasburg për një debat urgjent mbi skandalin e shpalosur. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se akuzat ishin “shumë serioze” dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.

Parlamenti Evropian ka 705 anëtarë të parlamentit, të zgjedhur nga votuesit në 27 vendet që përbëjnë BE-në, takohen për të shqyrtuar legjislacionin e propozuar dhe për të votuar sipas ligjit evropian. Parlamenti thotë se deputetët në përgjithësi gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, por jo në rastet kur “një anëtar gjendet në aktin e kryerjes së një vepre penale”.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu