“Rroftë Serbia e Lirë”, Vuçiç viziton njësitë ushtarake në kufi me Kosovën

0
Gjigandi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se sot ka përfunduar turneun e takimeve të njësive të Ushtrisë Serbe në mes të Kralevës dhe Rashkës, pranë kufirit me Kosovën.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç është shprehur se beson në forcën dhe vendosmërinë serbe dhe flet me terma nacionalistë: “Rroftë Serbia e lirë”.

“Diku mes Kralevës dhe Rashkës. Përfunduam turneun e disa takimeve me njësitë e ushtrisë sonë, heronjve tanë dhe shkuam në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Unë besoj në drejtësi dhe ligj, por më shumë se çdo gjë në urtësinë, por edhe forcën dhe vendosmërinë serbe. Rroftë Serbia e lirë!”, ka thënë presidenti i Serbisë në llogarinë në Instagram.

Kjo vizitë vjen në valën e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, ku grupet kriminale të mbështetura nga Vuçiç, kanë bllokuar rrugët që të çojnë në veri të Kosovës dhe sulmojnë herë pas here ekipe të mediave dhe efektivë të policisë.

Me këtë vizitë, Vuçiç kërkon të tregojë gatishmërinë e Serbisë për luftë në rajon.

RonaTyra

Një provokim të tillë, Vuçiç e bëri edhe me kërkesën që i dërgoi KFOR-it për dërgimin e një mijë trupave serbë në Veri.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu